Google ADS

Prishtina në përkrahje të Shkëndijës, kryesia gjenden në Milano (FOTO)

10:57 | 17 Gusht 2017
Arbresh Info

Shkëndija nuk është e vetme në Milano. Në fakt, klubin shqiptar në qytetin italian e ka vizituar të mërkurën mbrëma edhe kryesia e FC Prishtinës, e prirë nga presidenti Remzi Ejupi.

Kreu i klubit kosovar, së bashku me zyrtarë të tjerë të klubit, përfshirë këtu edhe nënkryetarin Ahmet Kurtolli, kanë zbarkuar dje në Milano dhe më pas e kanë marrë rrugën drejt stadiumit “San Siro”, ku janë pritur nga drejtuesit e Shkëndijës, të udhëhequr nga pronari Lazim Destani.

Prishtinasit e kanë parë nga afër edhe stërvitjen e fundit të ekipit Kuqezi para përballjes së sotme ndaj Milanit, në ndeshjen e parë të fazës së “Play-Offit” të Ligës së Evropës.

pr-7

Krerët e klubit Bardhekaltër kanë qenë të shoqëruar edhe nga këngëtari i mirënjohur shqiptar, Kastriot Tusha, shkruan Zëri.

Siç dihet, marrëdhëniet në mes të dyja klubeve janë të shkëlqyeshme falë miqësisë së dy presidentëve. Me këtë rast, prishtinasit iu kanë uruar fat tetovarëve, për të cilët do të bëjnë tifo sonte në duel me “Rossoneri”.

pr-4

Kjo nuk është hera e parë që drejtuesit e FC Prishtinës e vizitojnë skuadrën tetovare para ndeshjeve ndërkombëtare, pasi diçka e tillë kishte ndodhur edhe në të kaluarën.

Pronari Destani e inkurajuar skuadrën tetovare në duelin më të madh dhe më të rëndësishëm në histori të klubit Kuqezi, ndërsa ekipi duket i përqendruar dhe i motivuar për të dalë mirë nga kjo sfidë delikate, e cila do të fillojë në orën 20:45.

pr-5

Gjithashtu, Kuqezinjtë do të mund të llogarisin edhe në një numër të konsiderueshëm shikuesish, që pritet të arrijnë sot në Milano nga vende të ndryshme të Evropës.

Respekt të madh për Shkëndijën kanë shprehur edhe italianët, të cilët nuk duan ta nënçmojnë assesi krenarinë e shqiptarëve në vitet e fundit.

pr-6 pr-2

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme