FISU e pranoi FSUK-n me vetëm dy vota kundër dhe një votë abstenim. Njëra nga Federatat që votoi kundër ishte ajo e Serbisë.
Pranimi ka ndodhur sot (17 gusht) në orën 14:30 me kohën lokale të Tajvanit, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.
Kujtojmë që në Kongresin e FISU-s po marrin pjesë edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, z.Besim Hasani dhe presidenti i Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës, z.Musa Selimi.
Të dy e kanë mirëpritur vendimin e madh të FISU-s, që vjen vetëm disa muaj pas formimit të kësaj federate, formim ky që ndodhi me iniciativën dhe organizimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...