Google ADS

Sejdiu dënon sulmin ndaj gazetarit Olluri

10:08 | 17 Gusht 2017
Arbresh.info

Deputeti i AKR-së, Korab Sejdiu ka reaguar ndaj sulmit të bërë mbrëmë ndaj gazetarit Parim Olluri.

Sejdiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mungesa e një sistemi efektiv dhe funksional të drejtësisë mundëson që njerëzit e guximshëm që i kundërvihen të keqes në këtë vend të jenë cak i sulmeve të tilla.

Postimi i plotë:

Të gjithë jemi të shqetësuar me sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarit Parim Olluri. Mungesa e një sistemi efektiv dhe funksional të drejtësisë mundëson që njerëzit e guximshëm që i kundërvihen të keqes në këtë vend të jenë cak i sulmeve të tilla. Kot thirremi në nevojën e organeve të drejtësisë që të zbardhin rastet e tilla, kur ne vet kemi krijuar një ambient ku keqbërësit marrin guxim të keqtrajtojnë qytetarët e këtij vendi – në fakt jemi dëshmitarë që shpeshherë edhe vet organet e rendit dhe drejtësisë janë protagonistë të krimit. Sot, më shumë se kurrë, ekziston mundësia që t’ia jepim vendit kahjen e duhur, por kjo kërkon që të mendojmë mbi interesat personale dhe partiake, dhe të unifikuar t’i kundërvihemi të keqes në këtë vend. E vetëm kjo garanton që rastet si këto të fundit të parandalohen në të ardhen. Parimit i uroj kurim të shpejtë, dhe e inkurajoj që të vazhdojë rrugën e guximshme që e ka filluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme