Policia e Filipineve ka vrarë 26 veta në mëngjesin e sotëm

09:30 | 17 Gusht 2017
Arbresh.info

Së paku 26 veta janë vrarë nga policia gjatë një aksioni në luftë kundër trafikimit me drogë, transmeton arbresh.info.

Koloneli Erwin Margarejo, në rolin e zëdhënësit të policisë, ka thënë që sulmi policor është bërë i dhunshëm ngaqë kriminelët nuk janë dorëzuar para policisë.

Do të ketë edhe më tej sulme të tilla, me qëllim për ta ndaluar krimin e organizuar dhe drogën./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme