Google ADS

Pacolli për sulmin ndaj Ollurit: Hienat që sulmojnë natën të nxirren para drejtësisë

09:23 | 17 Gusht 2017
Arbresh.info

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj sulmit që i është bërë mbrëmë në Prishtinë, gazetarit Parim Olluri.

Pacolli ka shkruar në Facebook se pavarësia mediale nuk duhet t’i pengoj askujt, shkruan Arbresh.info.

“E dënoj fuqishëm sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri dhe kërkoj drejtësi dhe siguri për gazetarët dhe mediat.

Pavarësia mediale nuk duhet ti pengojë askujt, ndërsa hienat që sulmojnë natën duhet të nxirren para drejtësisë për të marrë ndëshkimin e merituar”, thuhet në reagimin e Pacollit./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme