Luka Modric i jep fund karrierës së Andre Gomesit në “El Clasico” (VIDEO)

09:23 | 17 Gusht 2017
Arbresh Info

Është e çuditshme që Barcelona është bërë të duket mesatare, por skuadra aktuale e Real Madridit është në gjendje ta bëjë këtë.

‘Los Blancos’ siguruan Superkupën e Spanjës me rezultat të përgjithshëm 5 me 1 ndaj Barcelonës, pas fitores 2 me 0 në Bernabeu mbrëmjen e kaluar dhe fitores tjetër të së dielës 3 me 1 në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.

Alarmi tashmë është duke kumbuar në tempullin katalunas. Barcelona ka vetëm edhe dy javë për të shpenzuar ose përndryshe titulli në La Liga duket i vështirë për tu fituar. Gjithçka ndodhi brenda 45 minutave të parë. Skuadrës së Zinedine Zidanes iu deshëm vetëm katër minuta për të shënuar golin e parë, dhe çfarë goli ishte se.

Lexo edhe: Çfarë tha Lionel Messi kur Sergio Ramos refuzoi t’i jap topin atij në “El Clasico”? (VIDEO)

Marco Asensio, vetëm 21 -vjeçar, shfaqi pse është një lojtar i shumëkërkuar me goditjen e tij që ishte e pandalshme nga Marc Andre Ter Stegen. Thjeshtë ishte një goditje fantastike. Barcelona padyshim se do të pendohet se hodhi poshtë mundësinë për të nënshkruar me Asension për vetëm 4.5 milionë euro në vitin 2014.

Real Madridi vazhdoi të dominojë në ndeshje, por përpjekjet e tyre u shpërblyen para përfundimit të pjesës së parë kur Karim Benzema dyfishoi epërsinë.

Francezi shfrytëzoi pozitën e keqe ku Samuel Umtiti ishte i vendosur për të kontrolluar asistimin nga Marcelo duke shënuar nga afër.

Gjatë fraksionit të parë, Luka Modric ishte një tjetër yll që shfaqi një paraqitje fenomenale. Mesfushori ia shkatërroi karrierën Andre Gomesit pas pasimit nga Marcelo./arbresh.info

Shikoni këtë moment në videon më poshtë:

https://twitter.com/WelBeast/status/897939733803913221

https://twitter.com/ODDSbible/status/897944255037140993

Të ngjashme