Mustafa reagon ndaj sulmit që iu bë mbrëmë gazetarit Olluri

08:54 | 17 Gusht 2017
Arbresh.info

Kryeministri në largim, Isa Mustafa ka reaguar ndaj sulmit që iu bë mbrëmë gazetarit Parim Ollurit.

Ai ka thënë është shumë shqetësues lajmi për sulmin dhe dhunën e ushtruar ndaj Ollurit duke shtuar se akte të tilla janë të pa paranuëshme.

Postimi i plotë:

Është shumë shqetësues lajmi për sulmin dhe dhunën e ushtruar ndaj Kryeredaktorit të Insajderit, Parim Olluri. Në një shoqëri, në të cilën duhet të kultivohet e drejta e fjalës publike, aktet e tilla janë të ulëta, të papranueshme dhe të dënueshme. Besoj shumë në efikasitetin e organeve shtetërore për të sjellë para drejtësisë akterët e dhunës. IM

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme