Nisma për Kosovën nuk ka bërë shumë zhurmë për zgjedhjet lokale që vendi do t’i këtë më 22 tetor, madje ajo ende nuk i ka zyrtarizuar kandidatët e saj për komuna.
Lajmi.net ka kontaktuar me sekretarin për media të Nismës për Kosovën, Endrit Shala, i cili tha se partia do të garojë e vetme në zgjedhjet lokale dhe se është duke u punuar shumë në këtë drejtim.
Shala bëri të ditur, se Nisma do të ketë kandidatë në të gjitha komunat e Kosovës, njëkohësisht edhe në Prishtinë.
“Jemi duke u përgatitur për zgjedhjet lokale, nëpër secilën Komunë Nisma do të garojë e vetme, me këshilltarë për Asamble Komunale me kandidatë për kryetare të Komunave njëkohësisht edhe në Prishtinë”, ka thënë ai.
Shala nuk përmendi emër se kush do të jetë kandidatë për kryetarë të Prishtinës nga kjo parti, mirëpo tha se shumë shpejt do të deklarohen për këtë çështje.
“Për momentin nuk mundem me dhënë emra, por mbase vendosin organet e partisë atëherë publikohet edhe emrin me të cilin Nisma garon në Prishtinë”, u shpreh mes tjerash Shala.
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?