Google ADS

Gjasa minimale për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

08:27 | 17 Gusht 2017
Arbresh.info

Analisti për çështje të sigurisë, Florian Qehaja ka deklaruar se gjasat që sivjet Kosova në INTERPOL janë minimale, dhe çdo manipulim në këtë drejtim duhet dhënë llogari.

Qehaja përmes një postimi në Facebook, ka dhënë edhe arsyen, duke thënë se shtetet të cilat përkrahin fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL janë kundër Palestinës e cila ka rastis që të jetë në agjendën e njëjtë për votim me Kosovën.

“Përderisa Kosova gjendet në një listë të votimit me Palestinën mundësitë për përkrahje janë minimale dhe këtë duhet thënë troç. Tani se a do të kemi gjasa sikur nuk do të ishim në një listë bashkë apo edhe vitin tjetër, mund të ju them se përkrahja ndërkombëtare është shume e fuqishme dhe shumë më e vendosur se sa në UNESCO. As Rusia dhe as Serbia nuk do të mund ta ndal anëtarësimin e Kosovës sepse argumentet profesionale janë në favor absolut të bashkëpunimit të sigurisë në një botë ku sfidat globale të sigurisë janë asimetrike dhe tejet komplekse. Pra ti ulim pritjet dhe thjesht të vlerësojmë në mënyrë objektive”, ka shkruar Qehaja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme