Drejtori sportiv i Barcelonës, Pep Segura ka thënë se klubi është “afër” nënshkrimit me Philippe Coutinhon e Liverpoolit dhe Ousmane Dembelen e Borussia Dortmundit.
Duke folur pas disfatës të së mërkurës 2 me 0 ndaj Real Madridit në ndeshjen e dytë të Superkupës së Spanjës, ku rivali i tyre siguroi fitore me rezultat të përgjithshëm 5 me 1, Segura ka thënë që Barcelona është duke diskutuar marrëveshjen me dyshen frontale, transmeton portali arbresh.info.
“Ne jemi afër Coutinhos dhe Dembeles, ne jemi duke diskutuar gjendjet e tyre por ne nuk e dimë se kur do të mbyllet gjithçka”, tha Segura për televizionin spanjoll ‘TV3’. “Ne shpresojmë që ata do të jenë lojtarë të Barcelonës këtë sezon”
Barcelona, e cila është thënë të hënë se ka siguruar transferimin e Paulinhos për 40 milionë euro, është duke kërkuar të mbush hapësirën e lënë nga Neymar pas transferimit rekord për 222 milionë euro te Paris Saint Germaini./arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...