Google ADS

​Shqipëri, dalin në ankand obligacione në vlerë 45 milionë euro

08:12 | 17 Gusht 2017
Arbresh.info

Qeveria shqiptare do të zhvillojë sot ankandin e radhës të obligacioneve në euro. Në ankand do të ofrohen për shitje obligacione dyvjeçare në vlerën e 45 milionë eurove me kupon indikativ 0.7%.

Ankandi i fundit i obligacioneve në euro u organizua më datë 20 janar të këtij viti. Qeveria shiti obligacione për afro 40 milionë euro dhe kuponi ishte 0.8%.
Obligacioni është një titull afatgjatë borxhi, i cili e detyron emetuesin që, në një datë të caktuar, në një ose më shumë këste, t’i paguajë titullarit të obligacionit vlerën nominale të obligacionit, si dhe interesin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme