Gjatë gjysmës së parë të vitit në Austri afër 4700 të huaj kanë marrë pasaporta të këtij vendi.
Numrin më të madh të shtetasve të rinj të Austrisë e përbëjnë boshnjakët me 698, e pas tyre vijnë turqit me 456 dhe kosovarët me 319 persona, njofton agjencia austriake e lajmeve APA, përcjell albinfo.ch.
Me këtë numër është shënuar një rritje prej 9.6 për qind e kësaj kategorie në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë, transmeton albinfo.ch. Më saktësisht: gjatë gjashtë muajve të vitit 2017 kanë qenë 695 ndërsa gjatë periudhës së njëjtë të vitit 2016, 4285 persona që kanë fituar pasaportën austriake.
Më shumë se një e treta e të natyralizuarve ose 35.9% të tyre janë të lindur në Austri. Mbi gjysma e të gjitha natyralizimeve, ose 2625 sosh janë bërë mbi bazë të së drejtës ligjore. Prej tyre 1689 veta e kanë fituar këtë status pas qëndrimit prej së paku gjashtë vitesh në Austri ose për shkaqe të posaçme (lindja në Austri, e drejta e azilit ose shtetësia e një vendi tjetër të BE-së.
Rritjen më të madhe të numrit të kësaj kategorie qytetarësh gjatë periudhës në fjalë, 42.1%, e ka pasur kryeqyteti, Vjena. Këtu numri i të natyralizuarve për gjashtë muaj ka qenë 2019.
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...