Superkupa është e Real Madridit

00:53 | 17 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Real Madrid është fituesi i Superkupës së Spanjës.

Kampioni i Spanjës, Real Madrid, ka arritur të mposht Barcelonën duke fituar Superkupën e Spanjës, përcjell Gazeta Blic

Madrilenët arritën të fitojnë me rezultatin e pastër 2:0 në ndeshjen e kthimit në Bernabeu, pas fitores 3:1 në Camp Nou.

Golat për Los Blancos i realizuan Marco Asensio dhe Karim Benzema.

Reali kështu e fiton Superkupën me rezultatin e përgjithshëm 5:1 pas dy ndeshjeve. /Gazeta Blic/

https://www.youtube.com/watch?v=DJ7iL2gqEO0

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme