Magjia Modric, me një lëvizje alla Ronaldinjo e ç’orientoi lojtarin e Barcës (Video)

00:19 | 17 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Se sa i rëndësishëm është Luka Modric për Real Madridin, kjo nuk ka diskutim.

Kontrollimi që ai bën në mesfushë është i niveleve stratosferike – qetësia që ai i jep ekipit të tij është tejet e zhurmshme nga publiku në festim të golave.

Një moment fantastik për Modricin u shënua në minutën e 24 të pjesës së parë, kur pasi ndali topin, me një lëvizje e ngriti atë teksa po hynte në duel Andre Gomes.

Me një rotullim pas prekjes së magjishme të topit ai shmangu lojtarin kundërshtar duke nisur shpejt aksionin si një lider i vërtetë i mesfushës.

Modric po bën diferencën ne mesfushën ku po mungon Andres Iniesta. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme