Driton Selmanaj, deputet i zgjedhur nga koalicioni LAA, në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se nuk e di nëse deputetja Teuta Rugova do të votojë për PAN-in.
“Sa i përket prejardhjes së saj, familjes së saj, nuk do të doja që ajo të votonte PAN-in. Por, megjithatë, është vendim i saj, i familjes së saj. Por, nëse ajo mendon se duhet, ne si Grup Parlamentar duhet të shohim se a e meriton një deputet me qëndrime të kundërta të jetë pjesë e GP-së. Duhet të shohim nëse Statusi i partisë e parasheh largimin nga partia të një deputeti me qëndrime krejtësisht të kundërta me grupin politik”, thotë ai.
“Unë, nëse do të vendosja për një vendim të tillë, nuk do të rrija në atë grup parlamentar”, u shpreh Selmanaj.
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...