Pse na bën të lumtur seksi?! Zgjidhet enigma

22:59 | 16 Gusht 2017
Trina Galanxhi

A keni hetuar që pas seksit ndiheni më të qetë dhe më të lumtur? A është kjo një gjë e mirë dhe e zakonshme?

Sipas një studimi të publikuar në revistën Personal and Social Psychology, është zbuluar se ndjenja e kënaqësisë pas seksit nuk ndodh vetëm për faktin se seksi ishte i jashtëzakonshëm dhe është mjaft i dobishëm për njerëzit, por edhe për shkak të një lidhje të fortë emocionale që krijon marrëdhënie unike mes partnerëve, transmeton portali arbresh.info

Studimi ka marrë në pyetje 335 çifte të cilët janë në një marrëdhënie emocionale. Ata iu përgjigjen pyetjeve se sa shpesh kryejnë marrëdhënie intime, sa ndjejnë kënaqësi në jetë dhe si ndjehen pas seksit.

Rezultatet treguan se ata që kryejnë marrëdhënie seksuale më shpesh dhe kanë një lidhje të thellë emocionale përjetojnë shumë kënaqësi dhe kanë më shumë sukses.

Pas një studimi pak më të gjërë, është gjetur se gjërat e vogla, sikur janë momentet romantike, i bëjnë njerëzit më të lumtur se sa kryerja e shpeshtë e marrëdhënieve seksuale.

Megjithatë, për të pasur një ndjenjë të paharrueshme pas seksit, studiuesit shtojnë se rol të madh luajë edhe psherëtimat, fjalët ledhatuese dhe ledhatimet.

“Seksi nuk ka vetëm efekte psikologjike dhe hedoniste në jetën tonë, ai ka një ndikim edhe në forcimin dhe në krijimin e një marrëdhënie më pozitive”, thuhet në studim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme