Kim Kardashian ka folur për martesën e saj 72-ditore me lojtarin e NBA, Kris Humphries në vitin 2011, transmeton Klan Kosova.
36-vjeçarja foli për xhirimin e dasmës duke thënë: “Nuk ishte e gjithë vëmendja në martesë dhe mendova se ishte vetëm presioni i kësaj dite që më jepte ankth. Miqtë e mi thanë se kisha këmbë të ftohta, madje edhe të tjerë më thanë: ‘Ti nuk dukesh e lumtur, ti nuk duhet të kalosh nëpër këtë’.
Kim vazhdoi: “Një natë më parë, nëna ime më tërhoqi mënjanë dhe më tha ‘Kjo nuk është për ty. Pse nuk largohesh’, ndjeva sikur të gjithë do të mendonin se bëra për shfaqje. Më pas njerëzit thoshin: ‘Duhet të qëndrosh e martuar për një vit’, por unë fizikisht nuk mund ta bëja. Kur mora vendimin për t’u divorcuar, të gjitha thanë se e bëra për shfaqje, të gjithë me të vërtetë më hidhnin poshtë”.
“Nëse do të ishte për shfaqje, a nuk mendoni se nuk do të kishim gjetur dikë që të nënshkruajë. Dikush që do të ishte i pajtimit të martohet dhe të divorcohet dy muaj më vonë? Nëse ka qe nëpër një shfaqje a nuk mendoni se askush nuk do probleme ligjore? Ky ishte emocion i vërtetë, ndjena reale”, shtoi Kim.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...