Shkëndija e kryen stërvitjen e fundit në ‘San Siro’ para ndeshjes me Milanin (FOTO)

21:34 | 16 Gusht 2017
Arbresh.info

Shkëndija ka kryer seancën stërvitore në Itali në kuadër të përgatitjeve para ndeshjes kualifikuese kundër Milanit, të vlefshme për kualifikimet drejt fazës grupore të Ligës së Evropës.

Të enjten mbrëma, në San Siro zhvillohet ndeshja e parë ndërmjet Rossonerëve dhe ekipit nga Tetova, ashtu që të zgjedhurit e trajnerit Qatip Osmani do të përpiqen të japin maksimumin për duelin e madh.

Trajneri i Shkëndijës dhe kapiteni Ferhan Hasani janë zotuar për të nxjerrë rezultat pozitiv, ndërsa seanca stërvitore do t’u shërbejë për ta përgatitur skuadrën në mënyrën sa më të mirë para sfidës, raporton Telegrafi.

Nuk ka dyshim se nevojitet një taktikë e mirë dhe përgatitje maksimale për këtë takim duke mos anashkaluar edhe mbështetjen e madhe të tifozëve.  Shqiptarët nga të gjitha trevat janë bashkuar për t’i dhënë kurajë dhe zemër Shkëndijës.

Është raportuar se formacioni pritet të jetë i ngjashëm skuadrën që e mposhti Vardarin në ndeshjen hapëse të sezonit në Maqedoni, ndërsa Juniori i skualifikuar do të zëvendësohet me një lojtar tjetër.

  

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme