Hasani: Nuk kemi ardhur për miqësore ndaj Milanit, nuk trembemi

21:12 | 16 Gusht 2017
Arbresh.info

Kapiteni i Shkëndijës, Ferhan Hasani, e ka shoqëruar trajnerin Qatip Osmani në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Milanit në kuadër të kualifikimeve për fazën grupore të Ligës së Evropës.

Ekipi tetovar të enjten mbrëma luan në San Siro ndeshjen historike kundër Rossonerëve, në përpjekje që të nxjerrë një rezultat pozitiv.

“Do të jetë ndeshje e vështirë për ne ditën e nesërme. Normalisht, ne nuk kemi se çfarë të humbim këtu”.

“Ne nuk kemi ardhur të bëjmë një ndeshje miqësore, por për ta përfaqësuar kombin në mënyrën sa më të mirë, dhe për të marrë një rezultat që është më i mirë për ne, në favorin tonë dhe të kemi shanse në ndeshjen e dytë”, shkruan Telegrafi.

“Edhe nesër presim të luajmë në mënyrë kreative dhe nuk do të luajmë në defensivë. Tifozët e Milanit nuk na frikësojnë”, ka thënë Hasani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme