Vetëvendosje ka një lajm të keq për Isa Mustafën!

20:43 | 16 Gusht 2017
Arbresh.info

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka thënë se ndalja dhe luftimi i korrupsionit është prioriteti ynë.

E pyetur se a do t’i tërheq Vetëvendosje, 70 dosjet e ngritura për korrupsion ndaj Isa Mustafës, Haxhiu tha se pavarësisht se kush janë përgjegjësit e një akti të tillë duhet të japin përgjegjësi për dëmet që i kanë shkaktuar vendit.

“Qeverisja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në Prishtinë ka deponuar në prokurori mbi 70 dosje që kanë të bëjnë me keqpërdorimet në Komunën e Prishtinës. Ne presim që secila prej tyre të hetohet dhe gjykohet madje presim një angazhim të prokurorisë në këtë drejtim”, ka thënë Haxhiu.

Sipas Haxhiut, Qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë është një prej punëve më të mira që ka bërë është ndalja dhe luftimi i korrupsionit, andaj njëjtë do të veprohet edhe për qeverisjen qendrore.

“Një prej punëve më të mira në Komunën e Prishtinës është edhe ndalja dhe luftimi i korrupsionit.
Njësoj do të veprojmë edhe në qeverisjen qendrore. Ndalja dhe luftimi i korrupsionit është prioritet i yni. Pavarësisht se kush janë, duhet të japin përgjegjësi penale për dëmet që i kanë shkaktuar vendit”, tha ajo

Në anën tjetër, ditë më parë Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka vënë disa ‘kushte’ për një bashkëpunim të mundshëm me Vetëvendosjen.

Mustafa ka folur për dosjet që Vetëvendosje ka dorëzuar në Prokurori për kohën sa ai ka qenë në krye të komunës së Prishtinës.

“Sa i përket Vetëvendosjes kemi disa çështje që duhet t’i sqarojmë dhe pastaj të bëjmë partneritet. Ata duhet t’i sqarojnë pozicionet e tyre si parti. Në qoftë se dikush ka dërguar 72 lëndë në prokurori për mua atëherë ata duhet të deklarohen a janë të vërteta apo vetëm kanë bërë propagandë. Mua asnjëherë nuk më ka thirrur Prokuroria. Atëherë si të bëjmë koalicion me një parti kur nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me demarkacionin, shndërrimin e FSK-së në ushtri, ekonominë”, është shprehur Mustafa.

Kujtojmë se në vitin 2014, Vetëvendosje kishte dorëzuar 70 dosje në Prokurori, që sipas këtij subjekti, shpërfaqnin afera të rënda korruptive nga koha kur kryeqyteti udhëhiqej prej Isa Mustafës/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme