Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën si pikë diskutimi ka qenë vendosja e emrave të kandidatëve për kryetar komunash.
Prishtina dhe Prizreni ishin pikërisht dy komunat për të cilat janë diskutuar emrat e mundshëm për përfaqësim të LDK-së në këto zgjedhje.
Ndonëse në media u raportua se LDK ka vendosur përfundimisht që Ismet Beqiri të jetë kandidati për kryeqytetin, një gjë e tillë ende nuk është zyrtarizuar.
“Kandidati për Prishtinë dhe Prizren nuk është vendosur as sonte. Por për komunë të Prishtinës emri më i përfolur sërish ka qenë Ismet Beqiri, i cili edhe me gjasë mbetet si kandidat por ende i pakonfirmuar”, ka thënë një burim i Indeksonline brenda mbledhjes së LDK-së.
LDK ka zgjedhur që në shumë komuna tashmë t’i ripërtërijë emrat kandidues të atyre që ishin edhe në zgjedhjet e kaluara./arbresh.info/
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...