Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka ka thënë se takimet konsultative të kërkuara nga PANi nuk janë të ligjshme, pas ato nuk parashihen as me kushtetutë dhe as rregullore.
Sipas tij, pos asaj që janë në shpërputhje me rregulloren takimi i sotëm shpërfaqi edhe mentalitetin abuzues të PANit.
“Së pari të them që “takimet konsultative” të kërkuara nga PANi nuk janë të ligjshme, ato nuk parashihen as me kushtetutë e as rregullore, por këta janë mësuar që vendimet e rëndësishme ti marrin jashtë sallës së Kuvendit prandaj vazhdojnë me avazin e vjetër. Pos asaj që janë në shpërputhje me rregulloren takimi i sotëm shpërfaqi edhe mentalitetin abuzues të PANit. Tendenca e deputetit Bilall Sherifi për t’ia ndaluar fjalën e deputetit Veton Berisha nga komuniteti egjiptian ishte e turpshme. Shikuar hollë e hollë Vetoni ka më shumë të drejtë të flas në këtë takim sesa Bilall Sherifi, fundja Vetoni është përfaqësues i një partie e cila ka garuar e vetme gjatë fushatës dhe ka fituar mandatin e tij, në anën tjetër Bilall Sherifi me 13 parti tjera kanë garuar në koalicion dhe sot pa pikë turpi në këto takime shkojnë me tre përfaqësues”, ka shkruar ai në facebook.
Haskuka ka shkruar se nëse PANi është një koalicion dhe në bazë të kësaj pretendojnë që janë grupi më i madh parlamentar ata në këto takime duhet të kenë vetëm një përfaqësues e jo tre, ashtu si po abuzojnë.
Prandaj edhe nga aspekti etik e edhe ai ligjor, sipas tij, deputeti Veton Berisha ka më shumë drejtë të flas në këto takime sesa Bilall Sherifi./arbresh.info/
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...