Luka Modric sot kaloi testet e fundit mjekësore, në të cilat u konfirmua se ai është rikuperuar tërësisht nga lëndimi që pësoi gjatë muajit Nëntor.
Kroati tani është duke kaluar fazën e fundit të ushtrimeve, dhe pritet që ai shumë shpejtë të jetë nën urdhrat e trajnerit Ancelotti.
Ai tani është duke u ushtruar së bashku me bashkë-lojtarët e tij dhe pritet që të rikthehet në fushën e gjelbër që nga ndeshja e ardhshme ndaj Villarreal. Mirëpo klubit madrilen nuk i ngutet ngase ata dëshirojnë që ai të jetë i gatshëm dhe në formë të mirë për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe ndeshjen ndaj Barcelonës, që do të luhet më 22 Mars në Barcelonë./arbresh.info/
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?