Rezervat botërore të arit arritën në 33,465 tonë. Duke përjashtuar arin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Qendrore Evropiane dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, ari është reduktuar në 30,006 tonë.
33 mbajtësit më të mëdhenj të arit kanë rezerva prej më shumë se 100 tonë, bëhet e qartë nga të dhënat e Këshillit Botëror të Arit.
Në mesin e ekonomive globale dhe evropiane, SHBA-ja dhe Gjermania kanë më së shumti rezerva të arit, 8133.5, respektivisht 3374.1 tonë ari, që përfaqësojnë 38.35% të rezervave të lëndëve të para.
Nëse kësaj i shtohet rezervat e Italisë dhe Francës, katër vendet e përmendura zotërojnë pothuajse 16,400 tonë ari, ose 54.6% të kapitalit të mbajtur nga të gjitha vendet.
Në këto statistika nuk janë përfshirë Kina dhe Rusia, të cilat vitet e fundit janë ende blerësit më aktivë në treg, së bashku me Indinë, Turqinë dhe Kazakistanin.
Në muajin e fundit vetëm Turqia dhe Rusia kanë rritur rezervat e arit, duke blerë 14.9, respektivisht 9.1 tonë ari, ndërsa Kazakistani shtoi 3.6 tonë. Ngjashëm në muajt e fundit, mungojnë të dhënat zyrtare për Indinë dhe Kinën.
Sipas të dhënave të fundit që nga fillimi i gushtit, Kina, Rusia, Zvicra, Japonia, Holanda dhe India plotësojnë top 10 vendet më të mëdha që posedojnë ari, përcjell albinfo.ch
Në vendet mes 11 dhe pozitës së 20-të janë Turqia, Tajvani, Portugalia, Arabia Saudite, Britania, Libani, Spanja, Austria, Kazakistani dhe Belgjika.
Me mbi 100 tonë të rezervave të arit mburren ende Filipinet dhe Venezuela, e cila është një nga shitësit më të mëdha në muajt e fundit, pastaj Algjeria, Tajlanda, Singapori, Suedia, Afrika e Jugut, Meksika, Libia, Greqia, Koreja e Jugut, Rumania dhe Polonia./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...