Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj ka thënë se nëse do të ndodhte një bashkëpunim me Vetëvendosjen, do të ishte një bashkëpunim jashtëzakonisht i vështirë.
Në Info Magazine, Selmanaj shtoi se Vetëvendosje nuk është njëri prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të LDK-së.
“Është i mundur një bashkëpunim me VV, por do të ishte shumë i vështirë, edhe në kontekstin programor”.
“Edhe nëse vijmë në një situatë kur bëjmë lëshime programore, edhe një qeverisje LDK – VV, do të jetë LDK”.
“Qasja artificiale që ata sot po e shfaqin i tërë subjekti politik, nuk është më VV ajo që ka qenë”.
“Ky evoluim nuk është i besueshëm për mua, por eksperiment i rrezikshëm për vendin, duhet ta dëshmojnë për 3-4 vjet që këtë transformim e kanë serioz”.
“Për LDK më mirë me dalë në Opozitë, VV të bëhet pjesë e PAN-it, ky do të ishte koalicioni më i natyrshëm”./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...