Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj u përfshi në një aksident të rëndë rrugor fiks një më muaj më parë në Maqedoni, duke mbetur i plagosur.
Në aksidentin e 16 korrikut u plagosën 14 vetë, pasi “Range Rover” i drejtuar nga shoferi i Ahmetajt, u përplas me një autobus dhe dy makina të tjera. Makina rrëshqiti si pasojë e reshjeve të shiut.
Fatmirësisht, ish-ministri i Financave duket se e ka marrë veten nga aksidenti. Ai u fotografua sot nga gazetarët e “Gazeta Shqiptare” në qendër të Tiranës. Ahmetaj mban paterica, me sa duket deri në rikuperimin e plotë të tronditjes që i la aksidenti.
Fotot janë shkrepur përballë “Taivanit”, pak metra larg zonës së ish-Bllokut.
LDK: Nga janari, bizneseve u dyfishohet e trefishohet tatimi...
Ndërlidhja strategjike e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe U...
Gresa akuzon Rovenën për ‘vjedhje’ të këngës, kjo e fundit z...
Osmani takohet me përfaqësues të Google dhe Amazon: Synim ës...
Pas regjistrimit, partitë proserbe në Mal të Zi kërkojnë që ...
Pesë gjigantët evropianë pas Jonathan David