Ja si u mbyt 10-vjeçarja, në det me motrën dhe nënën

18:15 | 16 Gusht 2017
Arbresh.info

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth mbytjes së vajzës 10-vjeçare në Portonovë të Vlorës. Mësohet se e mitura ka qenë në det së bashku me motrën e saj, si dhe nënën e cila ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Njoftimi i policisë: 

Në Sallën Operative të Policisë ka ardhur një telefonatë se në vendin e quajtur ”Portanovë”, se tre shtetas të cilët ishin brenda në det kërkonin ndihmë.

Më ndihmën e pushueseve të rastit dhe të Policisë është bërë e mundur nxjerrja e tre shtetaseve nga deti, konkretisht shtetasja V.H., banuese në Kërkovë, së bashku me 2 vajzat e saj, ku njëra nga vajzat, shtetësja A.H., 10 vjeçe ka ndërruar jetë, ndërsa vajzës tjetër i është dhëna ndihma e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasja V.H, është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme