Super-lajm për Skënderbeun para ndeshjes me Dinamo Zagrebin

17:43 | 16 Gusht 2017
Arbresh.info

Hilal El Sudani nuk do të luajë kundër Skënderbeut, për shkak të një problemi në muskujt e kofshës, që e la jashtë edhe të premten e shkuar, në sfidën e kampionatit në Rijeka.

Për Skënderbeun është lajm i mirë, sepse para dy vitesh Sudani e masakroi, duke shënuar në golin e barazimit në Korçë dhe duke shënuar edhe dy gola në kthim, në Zagreb.

Sulmuesi algjerian nuk është stërvitur fare javën e shkuar dhe vazhdon të ketë dhimbje të mëdha, ndaj trajneri Mario Cvitanoviç vështirë se do ta rrezikojë, për të evituar ndonjë dëmtim më serioz.

Prej 4 sezonesh te Dinamo, Sudani ka shënuar 65 gola si “kroat”, përveçse është pjesë e kombëtares së Algjerisë. /Sportal.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme