Google ADS

Flasin psikologët: Ja përse Despacito-n e keni akoma në mendje

17:48 | 16 Gusht 2017
Arbresh.info

Kënga e kësaj vere sigurisht është Despacito, kënga spanjisht e Luis Fonsi-t i cili ka miksuar pak baladë latine më një stil hip-hop nga Puerto Rico dhe pak reagaton puro. Kjo këngë është duke qëndruar për 20 javë rresht në krye të klasifikimit të Billboard dhe zyrtarisht është kënga më e klikuar në Youtube ndërkohë që përsa i përket këngëve spanjisht, nuk kishte ndodhur më parë që një këngë të bëhej kaq e përhapur përjashtu ‘Macarena’ e cila është lënë prapa gjithsesi.

Një ekspert i neuroshkencës së tigullit ka shpjeguar se suksesi i kësaj kënge nuk është i rastësishëm sepse struktura muzikale e kësaj kënge është ngjitëse dhe kjo mund të shpjegohet shkencërisht. Sipas studiuesit, kjo këngë e goditur shkakton rikujtimin e çasteve të bukura tek njerzit dhe krijon një lidhje emocionale pasi është gjetur ekuilibri i duhur midis freskisë dhe ‘mërzitjes’ pasi çdo këngë vjen një moment që bëhet e mërzitshme.

Gjithashtu arsyeja se pse ka marrë kaq shumë pëlqim kjo këngë është sepse shumica e njerzve në botë nuk e flasin gjuhën spanjolle dhe thjesht ndjekin ritmin e lezetshëm njësoj sikur t’i jenë futur një rruge të panjohur më parë dhe që duket gjithnjë interesante.

Një tjetër detaj është përsëritja e vazhdueshme e të njëjtit element muzikor brenda këngës disa herë çka bën që truri të aktivizojë qelizat e kujtesës dhe të asaj që ne quajmë ‘déjà vu’ duke bërë kështu që sa herë dëgjoni këngën Despacito mendoni se e keni dëgjuar edhe një herë tjetër në po të njëjtin vend duke ju dhënë kështu një emocion më familjar.

Ndërkohë që kënga Despacito ka bërë namin tashmë të gjithë duan që ta zhdukin nga mendja dhe nuk munden. Kjo sepse kur ju e dëgjuat për herë të parë ajo ju fiksua shumë keq. Dhe njësoj siç fiksoheni me një dashuri që ende nuk e keni arritur, ashtu edhe më këtë këngë: fiksimi nuk mund t’ju ikë lehtë derisa diçka tjetër t’ju fiksojë më shumë (në këtë rast nevojitet një këngë tjetër po aq e mirë). /Blitz.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme