Gjatë shtatzënisë mos eksperimentoni me preparate të reja kozmetike sepse, për shkak të ndryshimeve të hormoneve dhe ndryshimeve vaskulare, lëkura bëhet më e ndjeshme, madje krahas kësaj rritet rreziku nga ndikimet e padëshiruara.
Preparatet e reja duhet t’i aplikoni vetëm nëse ekziston arsye e fortë – shfaqja e akneve, reaksioni ndaj produkteve të cilat deri atëherë normalisht i keni përdorur, tejndjeshmëria ndaj aromave…
Sa u përket produkteve anti-rrudhë, ekspertët pajtohen që gjatë shtatzënisë dhe derisa e ushqeni beben me gji, duhet të shmangni preparatet që kanë vitaminë A dhe derivatet e kësaj vitamine (Retinol, Retinyl linoleate, Retinyl palmitate), transmeton Telegrafi.
Produktet me thartinë hialuronike, me thartira pemësh dhe thartirë salicine në koncentrik deri 2 për qind, aq përmbajnë disa produkte të dedikuara lëkurës së yndyrshme dhe të papastër, mund të përdoren gjatë shtatzënisë,por me kujdes të madh.
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?