Google ADS

​Cili aktivitet djeg më shumë kalori?

15:34 | 16 Gusht 2017
Arbresh.info

Ekzistojnë shumë arsye që të ushtroni dhe ushtrimi më i mirë është ai i cili djeg më shumë kalori të tepërta.

Për këtë më së miri është që të zgjidhni aktivitetin, me të cilin dëshironi të merreni vazhdimisht ose të kombinoni disa prej tyre.

Nëse djegia e kalorive është synimi juaj, atëherë shikoni listën e disa prej aktiviteteve për shpenzimin e kalorive.

Duhet pasur parasysh se të gjitha vlerësimet janë dhënë për një grua mesatare, e cila ka 73 kg, përkatësisht mashkullin, i cili ka 88 kg.

Vozitja e rollerit shpenzon 548 kcal/h për femër dhe 683 për mashkull, basketbolli shpenzon 584 kcal/h për femër dhe 728 për mashkull.

Nëse luani tenis atëherë do të digjni 584 kcal/h te gjinia femërore dhe 728 për gjininë mashkullore. Vrapimi prej 8 km në orë te gjinia femërore do të djegë 606 kcal/h dhe 755 kcal/h te gjinia mashkullore.

Vrapimi në shkallë te femrat shkakton djegien e 657 kcal/h, ndërsa te meshkujt 819 kcal/h.

Noti po ashtu luan rol të rëndësishëm në djegien e kalorive të tepërta, sidomos te gjinia mashkullore – 892 kcal/h, ndërsa tek ajo femërore 715 kcal/h.

Vrapimi në distancë prej 13 kilometrash te femrat ndikon në djegien e 861 kcal/h, kurse te meshkujt 1.074 kcal/h.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme