Kryetari i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë (LPD) Çedomir Jovanoviq ka kërkuar sot që kryetari i shtetit serb dhe kryeministrja e Serbisë menjëherë t’u vënë pikë sjelljeve të Ivica Daçiqit, “t’ia qepin gojën” dhe kështu ta ndalojnë promovimin e ndarjes së Kosovës.
“Është e pakuptimtë të besohet në dialogun që na duhet aq shumë përderisa Daçiq persekuton rreth ndarjes së Kosovës sikur në kohë më të mira të Milosheviqit, Koshtunicës e Tadiqit”, ka shkruar në një deklaratë të veten Jovanoviq, përcjell FoNet.
Nëse nuk mund t’i heshtin promotorët e ideve të viteve të 90-ta, si mund të na bindin se janë seriozë në qëllimin për t’u marrë vesh që vendin ta nxjerrim nga gërmadhat e përgjakshme në të cilat ka përfunduar për shkak të politikave po të viteve të 90 –ta, është pyetur Jovanoviq, transmeton koha.net.
Ai ka thënë se LDP me politikën e vet kaherë e ka formuluar platformën kosovare për të cilën beson se do të sjellë te marrëveshja përfundimtare paqësore ndërmjet popullit serb e shqiptar pas shekuj luftërash të përgjakshme dhe kështu fëmijëve t’iu sigurohet jetë e qetë.
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...