Villarreal ka finalizuar transferimin e sulmuesit të Milanit, Carlos Bacca, për një sezon në formë huazimi duke përfshirë edhe opsionin për blerje.
Në marrëveshjen me reprezentuesin e Kolumbisë thuhet të jetë një vit në formë huazimi për 2.5 milionë euro, përfshirë opsionin për transferim të përhershëm në vitin 2018 për 15.5 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Sevilla ka qenë duke kërkuar gjithashtu rikthimin e sulmuesit, i cili mbush 31 vite muajin e ardhshëm.
Bacca ka shënuar 49 gola brenda 108 paraqitjeve për Sevillan gjatë viteve 2013/2015./arbresh.info
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”