Politologu Ramush Tahiri ka ofruar tri zgjidhje për dalje nga kriza e krijuar politike pas zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit.
Tahiri ka thënë se zgjidhja e parë do të ishte nëse çështja e bllokadës dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për interpretim kushtetues, shkruan Arbresh.info.
“Pasi nuk tregohet vullnet për të dalë nga kriza lënda të qohet në Gjykatën Kushtetuese. I vetmi është autoriteti i Gjykatës Kushtetuese që ofron hapësirë juridike për gjetjen e zgjidhjeve. Dalja e krizës të mos bëhet me kontrabandim me blerje të votës sepse është një parim që thotë se ashtu siç ngritesh ashtu edhe bije”, ka thënë Tahiri.
Sipas tij, dy zgjidhje të tjera do të ishin që të formohet një Qeveri gjithëpërfshirëse apo edhe të shpërndahet Kuvendi dhe të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Zgjidhje tjetër do të ishte një qeveri gjithëpërfshirëse që do të krijonte një stabilitet të përkohshëm me afat 1 vjet ose gjashtë muaj. Qeveri gjithëpërfshirëse nuk krijohen prej kuadrove që kanë qenë në pushtet por prej kuadrove që pak a shumë mund të jenë të pranueshme prej shoqërisë civile. Një zgjidhje tjetër do të ishte që të shkohet në zgjedhje të parakohshme që mund të bëhen nëse Kuvendi e shpërndan vetëveten me dy të tretat e votave dhe të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme që mbahen në afat prej 40 ditësh prej momentit të shpërndarjes së Kuvendit”, ka thënë Tahiri./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...