Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, pranon se nuk do të jetë shef i Grupit Parlamentar të PDK-së.
Para gazetarëve, Hoxhaj tha se do të jetë nderë të propozojë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit të Kosovës, duke mos saktësuar nëse i kanë numrat me 24 gusht për të zgjedhur kryeparlamentarin.
Pas konstitumit, ai thotë se duhet urgjentisht të punohet për zgjidhjen e demarkacionit, liberalizimin, themelimin e ushtrisë, Ligjin për liritë fetare që thotë se i kushtoi me mos aplikim në UNESCO.
“Me 17 shkurt 2018 bëhet një dekadë nga shpallja e pavarësisë dhe më intereson të di se a do të arrijë Kosova gjatë viteve të ardhshme të anëtarësohet në OKB, të marr statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, a do ta ketë ushtrinë dhe të anëtarësohet në NATO,” është shprehur Hoxhaj./arbresh.info/
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...