Philippe Coutinho refuzon të luaj për Liverpoolin

11:30 | 16 Gusht 2017
Arbresh Info

Philippe Coutinho raportohet se do të jetë kundër Liverpoolit gjatë gjithë sezonit nëse ata nuk i sigurojnë transferimin në Barcelonë.

25-vjeçari besohet se është duke u kërkuar për transferim te gjiganti katalunas, i cili ka të gatshme 222 milionë euro pas shitjes së Neymarit te Paris Saint Germain këtë verë, transmeton portali arbresh.info.

Javën e kaluar, Liverpooli lëshoi një deklaratë duke insistuar që mesfushori nuk do të shitet, por braziliani është duke u përpiqur për të detyruar transferimin duke shtruar edhe kërkesë për transferim.

Sipas shumë raporteve, “Redsat” kanë refuzuar dy oferta, njëra 70 milionë dhe tjetra 80 milionë funta nga Barcelona. Për shkak të kësaj, ish ylli i Interit është i përgatitur për t’i treguar Kloppit se nuk do të luaj në asnjë ndeshje të vetme në Liverpool këtë sezon, madje edhe kjo ia shuan shanset e tij për të depërtuar në skuadrën e Brazilit për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Coutinho ka munguar në dy ndeshjet e para të Liverpoolit për shkak të lëndimit në shpinë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme