Google ADS

Caktohet seanca me 24 gusht

11:21 | 16 Gusht 2017
arbresh.info

Kryesuesi i seancës konstituive të Legjislaturës së Gjashtë të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, ka caktuar për datën 24 gusht vazhdimin e seancës për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, shkruan arbresh.info.

“Sekretar ftoi deputetët për datën 24 gusht nga ora 10:00,” është shprehur Mikullovci në fund të takimit konsultativ me përfaqësues të partive parlamentare.

Kjo datë u propozua nga PAN-i, por përfaqësuesit e koalicionit LAA dhe minoritetet u pajtuan që të mos caktohen seanca ku nuk marrin pjesë të gjithë deputetët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme