Qysh një vit pasi arriti 300 milion përdorues, kompania për ruajtjen e të dhënave online, Dropbox ka njoftuar që tani ka më shumë se 400 milion përdorues të regjistruar nga mbarë bota. Megjithatë, kompania nuk ka bërë të qartë se sa prej tyre janë aktiv.
“Sot, 400 milion njerëz në mbarë botën janë duke përdorur Dropbox. Ata sinkronizojnë 1.2 miliardë dosje çdo ditë, krijojnë mbi 100.000 dosje dhe lidhje të reja çdo ditë”, ka thënë kompania në një post, transmeton arbresh.info.
Drejtori ekzekutiv, Drew Houston ka zbuluar në një intervistë për ‘Bloomberg’ se mbi dy të tretat e përdoruesve të kompanisë janë nga vendet jashtë Shteteve të Bashkuara. Ai gjithashtu ka thënë se shërbimi është duke u përdorur nga 8 milion biznese, përfshirë edhe një numër të madh kompanish./arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...