Sherifi: Ne nuk i kemi ‘zhagitur’ institucionet (VIDEO)

10:55 | 16 Gusht 2017
Arbresh.info

Deputeti i koalicionit PAN, Bilall Sherifi ka kritikuar kryesuesin e seancës konstituive, Adem Mikullovci se ka keqpërdorur këtë seancë.

Sherifi tha se në seancën e së hënës është shkelur rregullorja e Kuvendit pasi ka pasur deklarime jashtë rendit të ditës që nuk ka qenë pikë e rendit të ditës të kësaj seance, shkruan aArbresh.info.

Sipas tij, PAN-i nuk i ka zhagitur institucionet.

“Zhagitja e institucioneve nënkupton kur një koalicion i ka numrat dhe nuk vjen në seancë, kur një koalicion i ka votat dhe nuk vjen në seancë. Kjo e jona nuk ëhtë zhagitje. Keni thirrë seancën sipas mandatit, por në atë seancë, pika të rendit të ditës, deklarime jashtë rendit të ditës nuk ekziston. Është e drejtë e çdo deputeti ta jap mendimin e vet por në seanca të rregullta e jo në seancën konstituive sepse ka pasur vetëm një pikë të rendit të ditës, që është zgjedhja e kryetari të Kuvendit. Seanca konstitutive është keqpërdorur në mënyrë flagrante nga kryesuesi me udhëzim të partisë së tij kuptohet”, ka thënë Sherifi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme