Google ADS

Rrahet brutalisht drejtori  i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj

08:56 | 16 Gusht 2017
L G

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj është sulmuar mëngjesin e sotëm deri sa po dilte nga banesa e tij.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, Zogaj është sulmuar brutalisht nga persona ende të panjohur

Sot, rreth orës 07:00 të mëngjesit duke dalë nga banesa e tij në Prishtinë, nga persona deri më tash të panjohur është sulmuar brutalisht Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Sokol Zogaj”, thuhet në njoftimin e  Ministrisë së Drejtësisë.

Zogaj aktualisht gjendet në QKUK për shërim.

Ministria e Drejtësisë dënon ashpër sulmin brutal ndaj z. Zogaj, dhe i fton organet kompetente ta trajtojnë rastin, në mënyrë që kryerësit e këtij akti brutal të dalin para organeve të drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë  do të bashkëpunoj me organet kompetente deri në zbardhjen e plotë të sulmit brutal ndaj z. Zogaj./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme