Sensacioni i AS Monacos, Kylian Mbappe është takuar fytyrë me fytyrë me tre trajnerë të Premierë Ligës këtë verë.
E ardhmja e Mbappes vazhdon të mbetet ende e pavendosur pas raporteve që një marrëveshje me Paris Saint Germainin është mohuar mbrëmjen e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Ndërkohë, ‘L’Equipe’ raporton që sulmuesi është takuar me tre trajnerët e klubeve më të mëdha në Angli.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është takuar personalisht me Mbappen, ashtu si Pep Guardiola i Manchester Cityt. Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është takuar gjithashtu me Mbappen dhe babain e tij në fund të sezonit të kaluar.
Megjithatë, sugjerohet që Paris Saint Germain vazhdon të jetë favorit për të nënshkruar me sulmuesin në rast se adoleshenti zgjedh të largohet këtë muaj nga AS Monaco./arbresh.info
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...