Andres Iniesta do të mungojë në skuadrën e Barcelonës për ndeshjen e dytë të Superkupës së Spanjës kundër Real Madridit mbrëmjen e sotme (e mërkurë) për shkak të një lëndimi në kofshë të këmbës.
Kapiteni i klubit katalunas nuk është stërvitur të martën dhe është lënë jashtë skuadrës së plotë prej 19 lojtarëve që do të përpiqen për tu rikthyer në Santiago Bernabeu nga disavantazhi prej 3 me 1, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Sonte Superkupa e Spanjës, Real Madrid – Barcelonë
Mesfushori ishte për 68′ minuta në ndeshjen e parë në Camp Nou të dielën në mbrëmje, por për shkak të problemit në kofshën e këmbës së majtë, mjeshtri do të humb takimin e dytë.
Ai i bashkohet Rafinhas dhe Thomas Vermaelenit jashtë linjave derisa Barcelona ka si qëllim të sigurojë trofeun e parë spanjoll për këtë sezon./arbresh.info
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...