Badushe Maxhuni, nga fshati Maxhunaj i Komunës së Vushtrrisë, meqë u deklarua se është boshnjake, arriti që të tejkaloj momentet kur jeta e saj rrezikohej seriozisht nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Badushja – tash 90 vjeçare – kishte vendosur që të mos largohet nga shtëpia ku po jetonte, ta mbrojtur kunatin e saj të sëmurë.
“Erdhën serbët te dera dhe më pyetën se çka e ki ti këtë kapuçbardhin. Ju thash, komshi. Njëri më tha hajde tregona shtëpinë. Ka hi brenda, dhe po më pyet se çka je ti. I thash jam boshnjake. Ai më tha, mos u frikëso hiç”, ka theksuar ajo.
Përveç shqipes, Badushja flet edhe serbishten dhe turqishten.
Tragjedia më e madhe ishte kur ajo u detyrua të kalonte pranë kufomave të shqiptarëve të masakruar, teksa kishte shkuar për t’u furnizuar me ushqime në Vushtrri. Tregon ngjarjen që përjetoi gjatë rrugës për në qytet, kur kishte parë shumë kufoma të shqiptarëve të cilat ishin hedhur në lumë.
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...