Receta për një mëngjes të paharrueshëm: Petulla më boronicë

01:23 | 16 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Petullat më boronicë do të ju bëjnë që të filloni të dashuroni mëngjesin.

Boronicat që i shtohen petullave përmbajnë vitamin C dhe gëzojnë 271 kalori dhe 10g protein, transmeton arbresh.info

Nëse preferoni ushtrimet në fitness, atëherë petullat me boronica janë ushqimi ideal për të filluar ditën.

Përbërësit:

1 filxhan i madh miell
¼ lugë e vogël kripë
¼ lugë e vogël pluhur për pjekje
1 ve
¼ filxhan qumësht
1 lugë e vogël shurup panje
¼ lugë e vogël esktrakt vanilje
¼ filxhanit boronica

Përgatitja:

Përzieni miellin me kripë dhe me pluhur për pjekje. Në një enë, përzeni vezën, qumështin, sirupin e panjës dhe ekstraktin e vaniles.  Më pas shtoni boronicat dhe vazhdoni të përzieni të gjithë përbërësit. Pasi përbërësit të kenë marrë formën e kremit, në një tigan vendosni pak vaj dhe pasi të jetë ngrohur vaji hidhni brumin për të krijuar petullat. Petullat mund t’i shërbeni me nga disa kokërra boronica dhe me sirup boronice. Ju bëftë mirë! /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme