Kungulleshat jo vetëm që kanë shije të mirë, por edhe përmbajnë përbërës të shumtë të çmuar për shëndetin e njeriut.
Ato përmbajnë mangan, magnez, kalium dhe minerale të rralla fosfati dhe bakri.
Jashtëzakonisht janë të pasura me vitamina A, C, B2, fibra bimore dhe acid folik.
Magnezi është i rëndësishëm për parandalimin e sulmit në zemër dhe tru. Së bashku me kaliumin rregullon tensionin e gjakut, transmeton KosovaPress.
Anti-oksiduesit, vitamina C ulin rrezikun e prekjes nga arteroskleroza. Përveç kësaj, ato veprojnë pozitivisht edhe në organet e tretjes, pasi ndikojnë në zbrazjen e zorrëve dhe me këtë kryejnë edhe de-toksimin.
Kungulli i njomë përmban një sasi të madhe të kaliumit – 295 miligramë për 250 gramë, apo 8 për qind e marrjes së rekomanduar ditore të këtij minerali.
Kolegji Amerikan i kardiologëve beson se kaliumi mund të jetë ndihmë e madhe kur vjen puna për kontrollin e presionit të gjakut duke reduktuar efektet e dëmshme të kripës në trup.
Vetëm 250 gramë kungull i njomë përmban 20 miligram vitaminë C, e cila sasi është rreth 33 për qind e dozës së rekomanduar ditore.
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...