Deputeti i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi në emisionin “Interaktiv”i ka quajtur të kota dhe zvarritje e konsitutimit të institucioneve të Kosovës me mos pjesëmarrje në Kuvend.
Kurteshi takimin konsultativ të partive politike e ka quajtur si “mbledhje para-politike” dhe si jo-kushtetuese, pasi, sipas tij, Kuvendi ka nevojë të nisë punën shkaku i shumë çështjeve të pazgjidhura.
“Mbledhjet konsultative janë mbledhje para-politike. Përpjekja për ikje nga obligimet kushtetuese është e kot, për të humbur kohë dhe zvarritje. Më shumë se Kuvendi askush nuk ka nevojë të punojë. Kanë mbetur të pazgjidhura shumë punë”, ka thënë Kurteshi.
Duke folur për takimin konsultativ, Kurteshi ka thënë se të mërkurën Vetëvendosje nuk do të shkojë pasi në këtë mbledhje pritet të diskutohet rreth mundësisë së dërgimit të pyetjeve në Gjykatën Kushtetuese.
“Do të jetë një diskutim rreth mundësisë së dërgimit të pyetjeve në Gjykatën Kushtetuese. Nuk jemi të interesuar për të çuar çështje në Gjykatën Kushtetuese. Nuk kemi për çfarë të shkojmë”, ka shtuar ai.
“Pjesëmarrja e PAN-it në Kuvend është obligim ligjor, ata le ta zvarritin në absurd. Le ta sheh populli se si PAN-i trajton votën e popullit. Vetëvendosje nuk do të jetë pjesë e përpjekjeve për zvarritjen e konstituimit të institucioneve të Kosovës”, ka theksuar Kurteshi.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...