Google ADS

Protesta e dhunshme në Charlottesville, Trump fajëson dy palët

23:40 | 15 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump përsëri ka fajësuar të dyja palët për trazirat e dhunshme në Charlottesville të Virxhinias, ku mbeti e vdekur një protestuese dhe disa të tjerë u plagosën.

Në një deklaratë gjatë ditës së djeshme ( e hënë), Trump ka dënuar supremacistët e bardhë, transmeton portali arbresh.info

Por gjatë një konference për shtyp ngë Trump Tower ai ka fajësuar edhe përkrahësit e krahut të majtë.

I pyetur se pse është vonuar me deklaratat e tij në lidhje me rastin, Trump ka theksuar se ‘ka dashur të vërtetojë të gjitha faktet’.

Gjatë fundjavës Trump u akuzua për dështimin e dënimit të së drejtës ekstreme në mënyrë specifike.

Gruaja që humbi jetën në protetstë është Heather Heyer, 32 vjeç, ndërsa 19 persona të tjerë u plagosën pasi një makinë u vërsul drejt njerëzve që po protestonin në Charlottesville të shtunën.

Donald Trump shtoi se shoferi i makinës kreu një gjest të turpshëm për veten dhe vendin e tij./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme