Pas 95 vitesh në Izmir mbahet shërbimi i parë fetar armen

22:54 | 15 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Armenët në Izmir morën pjesë në një shërbim fetar në Bazilikën e Shën Joanit për herë të pare pas 95 vitesh, pasi një zjarr e kishte dëmtuar Bazilikën në vitin 1922, shkruajnë mediat turke.

Kleriku Vartan Kazancyyan dhe ndihmësi i tij Agop Minasyan kryesuan shërbimin fetar në të cilin morrën pjesë 150 njerëz, transmeton portali arbresh.info

Gjatë meshës janë lexuar vargje nga Bibla dhe predimi është kryer edhe në gjuhën armene dhe turke.

Shërbimi fetar u ndoq edhe nga të krishterët dhe myslimanët lokalë.

Minasyan shprehu kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen e kaq shumë njerëzve dhe tha se ceremonitë e ngjashme duhet të zhvillohen në kohë të caktuara të vitit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme