Postimi i Obamës rreth trazirave në Virxhinia thyen rekord në Twitter

23:23 | 15 Gusht 2017
Arbresh.info

Ish-presidenti amerikan, Barak Obama, në rrjetin social Twitter ka ndarë një citat të Nelson Mandelës, si përgjigje ndaj dhunës dhe trazirave në rrugët e Çarlotesville të Virxhinias, ndërsa postimi i tij ka hyrë në mesin e atyre me numrin më të madh të “pëlqimeve” në historinë e këtij rrjeti social, raporton Anadolu.

Si reagim ndaj trazirave të shkaktuara nga protestat e grupeve neo-naziste dhe mbështetësve të supermacisë së bardhë në Virxhinia, ish-njeriu i parë i SHBA-ve Obama citoi një mesazh nga autobiografia e Mandelës “Rruga e gjatë drejt lirisë”.

“Askush nuk ka lindur me urrejtje ndaj një personi tjetër, për shkak të ngjyrës së lëkurës, prejardhjes apo besimit të tij …”, thuhet në citatin të cilin Obama e ka publikuar me një fotografi të fëmijëve të buzëqeshur të racave të ndryshme.

Për dy ditë, postimi i Obamës ka mbledhur 2.4 milionë “pëlqime”, kurse vetëm postimi i këngëtares Ariana Grande, e cila është publikuar pas sulmit terrorist në koncertin e saj në Mançester ka mbledhur më shumë “pëlqime”, një total prej 2.7 milion.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme