Spanja është përballur me protesta të mëdha kundër turistëve, duke përfshirë qytetet e mëdha si Barcelona, Palma dhe Bilbao.
Në shumë rrugë të Barcelonës janë parë grafite të shkruara ‘turistët të kthehen në shtëpi’, ndërsa banorët kanë theksuar se për shkak të turizmit jeta e tyre në qytet është duke u bërë e papërballueshme, transmeton portali arbresh.info
Kjo ‘epidemi’ ka përfshirë edhe Kroacinë dhe Italinë, ku banorët e disa qyteteve kanë protestuar kundër turistëve.
Në qytetin bregdetar kroat të Dubrovnikut, banorët vendas po largohen nga qyteti, përderisa qyteti është duke u mpipopulluar nga turistët.
Vetëm 1,157 njerëz jetojnë sot në qytetin e vjetër të Dubrovnikut, krahasuar me 5.000 në 1991-shin.
Sipas statistikave të fundit, italianët janë numri më i madh i turistëve që shkojnë në Dubrovnik.
Në përgjigje të trazirave në rritje midis vendasve, ish-kryebashkiaku i Dubrovnikut, Andro Vlahusić, vendosi të kufizojë numrin e hyrjeve të përditshme në qytetin e vjetër në 8,000 dhe të ngrejë më shumë se 100 kamera survejimi për të monitoruar ata që hyjnë dhe dalin nga qyteti i rrethuar me mure.
Në anën tjetër, protesta janë zhvilluar edhe në Itali, në Venedik.
Banorët e Venedikut kanë theksuar se ‘qyteti po kthehet në një park masiv dhe jo në një vend turistik’.
Italia vazhdon të mbetet një ndër vendet më të frekuentuara nga turistët, pasi pushuesit shmangin vendet e tjera të Mesdheut, duke përfshirë Egjiptin dhe Turqinë për shkak të sigurisë.
Roma ka marrë vendim që të ndalojë pirjen e alkoolit natën, ndërsa në supermarkete është ndaluar që të shitet alkool pas orës 10.
Në Milano janë ndaluar shkopinjtë për selfie, shishet e xhamit dhe ushqimi i shpejtë, pasi autoritet po përpiqen që të frenojnë ngeljen e mbeturinave në vend. /Arbresh.info
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...